
Menaxheri italian i Elseid Hysajt hap një problem të ri në klubin e Napolit, duke bërë që këta të fundit mos gjejnë paqe. Ai ka folur qartë duke kërkuar me patjetër rritje page për mbrojtësin shqiptar ndryshe do të kërkojë tjetër ekip për ta transferuar atë.
“Vjet Hysaj erdhi si një djalë i ri dhe nuk e njihte askush. Sot ai është një futbollist i konfirmuar dhe meriton një pagë shumë më të lartë. Napoli të vendosë në qoftë se do të plotësojë kërkesat tona brenda një kohe të shkurtër ose unë do të filloj të kërkoj për një ekip që të plotësojë kushtet për të pasur në ekip Hysajn”, ka thënë Mario Guiffredi, menaxheri i Hysajt, për një media italiane.
Rinovimi i Hysajt ka qënë një çështje e shumëpërfolur këto ditë në media, teksa u tha edhe se mbrojtësi e rinovoi kontratën, por pas kësaj deklarate të agjentit, bëhet e qartë që çështja vazhdon të mbetet e komplikuar.