Bylisi është një nga skuadrat që rrezikon rënien në Kategorinë e Parë pas një sezoni qëndriimi në Superiore. Skuadra ballshiotë aktualisht mban vendin e 9-të në tabelën e klasifikimit me 33-pikë, 4 më pak se Kukësi i vendi të 8-të.
Një arsye se pse skuadra e Naxhi Shenoi lufton për mbijetesën janë edhe mungesat e shumta që kanë pasur në këtë sezon. Për shkak dëmtimesh kanë munguar lojtarë të rëndësishëm. Një prej tyre është edhe Kristi Kote, me këtë të fundit që u transferua në Ballsh vetëm në merkaton e janarit.
Ish-futbollisti i Kukësit dhe Partizanit ishte i pafat, pasi pësoi një dëmtim të rëndë, ndërsa u aktivizua vetëm në dy sfida me mallakastriotët. Por pavarësisht dëmtimit, klubi ka menduar t’i prishë kontratën Kotes dhe sipas shtypit të shkruar mesfushori korçar ka mbyllur aventurën e tij me Ballshin.
Kote në këto kushte mund të kosiderohet si largimi i parë nga Bylisi, teksa mesfushori me të hapur zyrtarisht merkatoja e verës do të kërkojë një skuadër të re për të vazhduar karrierën.
[caption id="attachment_691907" align="alignnone" width="391"] Kristi Kote[/caption]