
Tomori është një nga ekipet që e nisi sezonin me pretendime, por paraqitjet e skuadrës në Kategorinë e Parë thonë diçka tjetër. Aktualisht beratasit janë në vendin e 10-të me 10 pikë pas 10 javësh.
Pas humbjes me Burrelin në javën që lamë pas bën që të rrezikohet seriozisht mbijetesa. Sikur të mos mjaftonte vetëm kaq, pasi edhe kalendari duket kundër tyre.
Në 4 ndeshjet e ardhshme, Tomori do të duhet të luajë në transfertë me ekipet që pretendojnë Superligën, ndërsa vetëm një takim do ta luajë në shtëpi. Në fakt janë 3 ndeshjet e ardhshme që luhen në transfertë., Fillimisht ndaj Flamurtarit në Vlorë, më pas me Korabin në Peshkopi dhe me Luzin në Kavajë. Nërkohë do të presin Bylisin në Berat.
Takime këto ku kërkohet që skuadra të marrë maksimumin e pikëve, pasi në të kundërt do të ketë “pasoja” për të ardhem e kësaj skuadre.