Nëse dy skuadra e mbyllin kampionatin me pikë të barabarta, llogaritë se kush bie nga kategoria dhe kush qëndron është e thjeshtë. Në rast se Tirana dhe Laçi, e mbyllin kampionatin me 38 pikë, bardheblutë do të qëndronin në Superligë për shkak të golavarazhit të përgjithshëm më të mirë se skuadra kurbinase. Por më parë do të llogariten përballjet direkte. Për shëmbullin konkret mes Tiranës dhe Laçit, të dy ekipet kanë barazuar në dy ndeshje dhe kanë mundur respektivisht njëra-tjetrën me rezultatin 1-0.
Por çfarë ndodh nëse barazohen tre skuadra me pikë?! Një rregull tjetër përcakton cilat qëndrojnë dhe cila bie.
Në rast se Flamurtari, Tirana dhe Laçi barazojnë mes tyre me 39 pikë, mblidhen pikët që këto tre skuadra kanë në përballjet direkte mes tyre, një minitabelë klasifikimi dhe konkluzioni zbret nga kategoria atë skuadër që ka marrë më pak pikë. Nëse bëhen katër apo pesë skuadra me pikë të barabarta, vlen e njëjta skemë me grumbullim pikësh në të gjitha përballjet direkte për aq skuadra sa janë në kuota të njëjta pikësh.