Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Ekskluzive/ Zbuloni të pathënat e Tajsonit shqiptar në një rrëfim të detajuar

Shkruar nga NEWSPORT

10486435_1070378376352386_7465110670899703648_nBoksieri shqiptar Nuri Seferi në një prononcim për newsport.al ka rrëfyer pasionin e tij për boksin, sekretin për të arritur te titulli dhe gjithashtu ka theksuar patriotizimin e tij, ku shprehet se do të luftojë gjithmonë në ring për ngjyrat kuqezi.

-  Nuri jeni cilësuar si "Tyson shqiptar". Sa ju gëzon ky fakt?

Në fillim të karrierës përfundoja thuajse të gjitha ndeshjet para kohe në rundin e parë apo të dytë dhe të gjithë tifozët dhe mediat filluan të më quanin "Tajsoni Shqiptar" , padyshim që më pëlqen ky fakt. Miky Tyson është një legjend e boksit Botëror dhe gjithmonë kam ndjekur me shumë kënaqsi ndeshjet e tij.

- Në karrierën tuaj keni koleksionuar shumë fitore, duke humbur vetëm shtatë të tilla. Cili është sekreti?

Padyshim që çdo sukses vjen nga puna që po bën. Çdo herë kam marrë ndeshjet me seriozitet duke punuar shumë dhe falë kësaj rezultati asnjëherë nuk ka munguar. Këto suksese janë rritur çdo herë me mbështetjen që po ma japin tifozët shqiptarë dhe falë kësaj gjendem në majë të boksit botëror në kategorin Cruiser.

- Sa orë në ditë stërviteni?13029561_1064239890299568_5403731916693853232_o

Stërvitjet kanë orarin e caktuar, stërvitem çdo ditë nga 3 orë në ditë mirëpo kur kam ndeshje, 7 javë para fillojnë stërvitjet intensive ku stërvitem dy herë në ditë, në mengjes dhe në mbrëmje me program të caktuar që përgatitet nga trajneri im dhe stafi që qëndrojn mbas meje.

13076776_1070107446379479_2706572347316050994_n- E keni provuar të stërviteni në Shqipëri ndonjëherë?

Tani gjendem me pushime në Shqipëri dhe bëj përgatitje të lehta për të mbajtur formën time. Jetoj në Bern të Zvicrës ku kam edhe palestrën time së bashku me vëllain tim Sefer Seferi, por kur vjen koha të kryej stërvitjet intensive, udhëtoj në Hamburg tek klubi im EcBoxing.

- Si është të përfaqësosh atdheun?

Nga fillimi i karrierës kam boksuar për ngjyrat Kuq e Zi dhe me këto ngjyra do ta përfundoj karrierën time. Asnjëherë nuk kam pasur edhe dyshimin më të vogël se çfarë duhet të përfaqsoj , jam rritur dhe ushqyer me ndjenja patriotike dhe këtë rrugë kam ndjekur gjithmonë. Flamuri im , Kombi im dhe mbështetësit e mi janë gjëja që më bëjnë më së shumti krenar.

- Ju njiheni si shumë patriot. Çfarë ju lidh kaq shumë me Shqipërinë apo malli për të?13256168_1085977571459133_4660578812436592832_n

E quaj veten patriot duke dashur vendin tim dhe nuk urrej asnjë popull tjeter. Siç e thashë edhe më lartë jam i rritur me ndjenjat patriotike dhe me mallin për Shqipërinë. Nje komb që padrejtsisht mbetet i ndarë në kufij, por me zemër dhe me shpirt gjithmon do të ngelemi "Një Komb, Një Flamur dhe Një Gjak".

- Sa fitimprurës ka qenë boksi për ju?

Boksi është aq fitimprurës për mua, ku më mundëson që të bëj një jetë normale me familjen time.

12473695_1045751942148363_917266075682656090_o- Kur e keni ndeshjen e radhës?

Jam në bisedime për në fund të muajit shtator me një ish-Kampion Bote. Duhet të presim dhe të shofim.

- Cilat janë projektet e tua për të ardhmen?

Tani gjendem në pushime për një periudhë shumë të shkurtër dhe duhet të kthehem perseri në stërvitje. Duhet të shikoj se çfarë do të ndodhë për ndeshjen e radhës, por e sigurt është që brenda 3 muajve do të ngjitem në ring.

- Ke diçka për t'i thënë shqiptarëve?

Dëshiroj t'i falënderoj për mbështetjen e fuqishme që po më japin. Ndihem mjaft i nderuar dhe dëshiroj çdo herë që mbështetjen e tyre tua kthej me sukses.

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga