Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Rrëfehet për herë të parë pas largimit, Dervishi: Kukësi dhe Tirana nuk janë kryesore për titull

Shkruar nga NEWSPORT
Rrëfehet për herë të parë pas largimit, Dervishi:

Dritan Dervishi u largua mes shumë polemikash nga radhët e verilindorëve, por për herë të parë pas largimit, ai rrëfehet dhe tregon arsyet pse ndodhën këto ngjarje dhe të ardhmen e tij. Si fillim ai flet për largimin nga verilindorët, me të cilët nisi bashkëpunimin në qershor. “Ne të gjithë, nga presidenti, stafi dhe futbollistët kemi punuar për këtë ecuri dhe këto arritje të Kukësit. Iki me dhimbje në zemër, sepse realisht doja që ta përfundoja këtë punë të nisur, por në futboll ndodh.”

Ish-drejtori i Kukësit pranon se largimi ka qenë me konsensus dhe se respekton vendimin e presidentit të verilindorëve. “Është e vërtetë që kam ikur me konsensus. Respektoj vendimin e marrë nga presidenti Gjici. Kishim këndvështrime të ndryshme për futbollin, por në fund shtrënguam duart dhe secili shkoi në rrugën e tij.”

Dervishi u kthye në Shqipëri duke qenë në rolin e drejtorit te Partizani, por mosshpallja kampion me të kuqtë çoi në largimin e tij. Më tej ai nisi punë te Kukësi, ndërsa pranon se është gati të marrë në dorë eksperiencën e radhës. “Ishte një eksperiencë e bukur dhe që më ka bërë më të fort, ndërkohë që më ka mësuar edhe prapaskenat e futbollit. Më ka ndihmuar kjo eksperiencë që të jem edhe më i gatshëm për aventurën e radhës.”

Dritan Dervishi u largua nga Kukësi edhe pse ishte brenda të gjithë objektivave. Pas trofeut të Superkupës së fituar dhe aventurës në Europa League ku skuadra u eliminua nga Austria e Vjenës, veri-lindorët mbeten të pathyer në 7 javët e para të Kategorisë Superiore.

Kukësi është brenda objektivave, pasi janë luajtur vetëm 7 javë kampionat, ndërsa Dritan Dervishi punoi te verilindorët që në Europa League, por dështoi në raundin e dytë pas eliminimit nga Austria e Vjenës. “Ecuria e Kukësit ka qenë shumë e mirë. Po flasim për një skuadër shumë të vështirë për t’u mundur, me lojtarë që e ndjejnë përgjegjësinë dhe peshën e fanellës. Fakti që këtë vit jemi mposhtur vetëm nga Austria e Vjenës në Kupat e Europës, tregon që të gjithë kanë merita. Nuk mendoj se largimi im do të ketë ndikim të madh në ekip, pavarësisht se nuk dihet çfarë mund të ndodhë më pas. Por, ky është një grup i konsoliduar dhe që do të përgjigjet mirë në fushë.”

Nuk do ta tradhtojë menjëherë fanellën e Kukësit, pasi do të jetë në Korçë për të ndjekur takimin e radhës. Ai tregon personin që e ftoi në Korçë, teksa thotë se do të respektojë punën që ndërtoi. “Do të shkoj ta ndjek ndeshjen në Korçë, për respekt të detyrës që kam pasur. Do të jem atje si spektator, me kënaqësinë e një ish-i, për të parë edhe djersën time. Jam i ftuar nga Shkëmbi. Do të jetë një ndeshje e vështirë, por ndoshta lojtarët do të përgjigjen më mirë, për të më bërë një dhuratë.”

Në fund ai jep vlerësimin për kampionatin shqiptar, të cilin e vlerëson më të fortin në rajon dhe rival sheh vetëm Greqinë. Brenda kampionatit, ai thotë se skuadrat për titull janë Skënderbeu e Partizani dhe më pas do të renditen Tirana dhe Kukësi. “Mendoj që ky është një nga kampionatet më të fort në rajon, ku na rivalizon vetëm Greqia dhe kjo vetëm në aspektin financiar. Në fushë jemi liga më e fort, që tregon futboll, por ku luhet edhe ashpër. Këtë vit, Skënderbeu dhe Partizani janë pretendentë kryesorë për titullin, ndërsa më pas vijnë Tirana dhe Kukësi.”

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga