Igli Tare rrëfehet për gazetën italiane "Il Tempo". Ish-kapiteni i Shqipërisë, tashmë prej vitesh në rolin e Drejtorit Sportiv te Lacio ka treguar për marrëdhëniet që ka pasur me dy nga "gjenitë" e futbollit, Roberto Baxhon dhe Pep Guardiolën, dy ish-shokë të tij te skuadra e Breshias.
'Ylli' i Lacios- "Nuk është vetëm Milinkovic-Saviç, ka pasur edhe të tjerë, por për fat të keq priten me mosbesim. Sergej ka treguar cilësi e personalitet. Duhet lejuar të rritet dhe le të gabojë, pa e shqetësuar shumë".
Hapat e parë- "Pasioni im për futbollin nis që fëmijë, në rrugët e qytetit tim. Kam lindur dhe jam rritur te Partizani i Tiranës, një klub referimi për mua dhe gjithë familjen. Fatkeqësisht, ka vite që nuk kthehem atje. Më pas shkova në Greqi, ku u bëra burrë, ndërsa në Gjermani i poqa si lojtar, kalova 9 vite shumë të rëndësishëm. Bundesliga ishte e ngjashme me Bundesligën aktuale".
Baxho-Guardiola- “Roberto është sinonim i fjalës futboll, kujtimet që kam nga ai mbeten unike. Për fat të keq, nuk flasim shpesh. Pep ishte një trajner në fushë, me atë flitej për taktikë nga mëngjesi deri në darkë. Është një person shumë i përgatitur, po e tregon në fushë prej disa vitesh”.
Fillimet te Lacio- "Isha në Sardenjë, më telefonoi vetë presidenti Lotito. Impakti i parë nuk ishte pozitiv, u dëmtova sapo mbërrita. Për fat të keq, rastisi gjithçka me shpërthimin e Pandevit dhe Rokit. Për këtë arsye, vuajta shumë për t’u përshtatur”.
Posti i Drejtorit Sportiv- "Çdo sezon flitet para kohe, pa treguar aspak durim. Mrekullitë ndodhin vetëm një herë në jetë dhe Lacio nuk mund të jetë gjithmonë një mrekulli. Duhet vazhdimësi në rezultate dhe në projektet që nisim. Roma është një qytet i veçantë, vetëm duke qëndruar të bashkuar mund të arrihen disa objektiva madhorë. Por nuk është e thjeshtë, pa shumë interesa të ndërthurura”.