Një raportim i një medie portugeze thuhej se Ronaldo i kishte thënë trajnerit Santos se do të largohej nga Katari pasi mori vesh se ishte lënë në stol ndaj Zvicrës. Më pas portugezi do të qetësohej dhe do të kuptonte se largimi i tij do të ndikonte keq për skuadrën.
Federata portugeze mohoi zërat se Cristiano Ronaldo ka kërcënuar trajnerin Santos me largim nga Botërori pas lënies në stol në ndeshjen me Zvicrën. Në një komunikim për shtyp, Federata njofton publikun për çështjen.
“Federata qartëson se në asnjë moment, kapiteni i kombëtares, Ronaldo nuk ka kërcënuar me largim nga ekipi. Cristiano Ronaldo ndërton rekorde të reja unike në shërbim të kombëtares çdo ditë, kjo duhet të respektohet dhe nuk duhet të vihet asnjëherë në dyshim përkushtimi i tij Portugalinë.
Ekipi kombëtar, lojtarët, trajneri, drejtuesit kanë qenë që nga fillimi të përkushtuar maksimalisht me entuziazëm për ta bërë këtë Botëror më të mirin ndonjëherë për Portugalinë.”-njofton Federata.