
Juxhin Xhaja është përzgjedhur për të qenë gjyqtar kryesor në duelin e mbrëmjes së sotme mes Partizanit dhe Romës, e vlefshme si miqësore. Arbitri i kolegjiumit të Tiranës, njëkohësisht edhe me stemën e FIFA-s, është ngarkuar me këtë detyrë të rëndësishme në këtë përballje luksi.
Mësohet se ka qenë klubi i Partizanit që ka kërkuar për një arbitër shqiptar duke marrë edhe miratimin e italianëve. Ndërkohë asistentë të tij do të jenë Nertil Bregasi dhe Rejdi Avdo, të dy të kolegjiumit të Tiranës.
Ndeshja Partizani - Roma është programuar të luhet sot në orën 20:00 në stadiumin "Air Albania" në kryeqytet. Numri i tifozëve pritet të jetë i lartë, ndërsa Juxhin Xhaja në qendër të vëmendjes si arbitër kryesor.