
Partizani dy ditë më parë fitoi titullin kampion. Një sukses i të kuqve që për “ironi” të fatit deri para pak minutash nuk mori urime nga ekipet shqiptare. E tashmë pas dy ditësh ka ardhur edhe urimi i parë për të kuqtë dhe vjen pikërisht nga rivalët e kryeqytetit. Bëhet fjalë për Dinamon dhe jo për Tiranën. “Nëndetësja” ka uruar për titullin, ndërsa theksojnë se mezi presin sezonin e ri për t’u përballur në fushë.
“Futboll Club Dinamo dhe presidenti Adrian Bardhi uron FK Partizanin për fitoren e titullit kampion.
Përgëzojmë punën e presidentit Gazment Demi dhe i dëshirojmë suksese të kuqve në Europë.
Gjithashtu, presim rastin të përballemi denjësisht në derbin historik gjatë ndeshjeve të sezonit të ardhshëm”, shkruajnë Blutë e kryeqytetit.