Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Rinovon titullari i korçarëve, SKËNDERBEU përveç Anglisë “peshkon” edhe në Itali

Shkruar nga NEWSPORT

Skënderbeu ka nisur prej ditësh punën për ndërtimin e skuadrës për sezonin e ri, ku do të luajnë në Superiore. Drejtuesit kërkojnë që të jetë protagonist në elitë dhe ttë mos jenë vetëm kalimtarë.

Korçarët kanë bërë disa afrime dhe rinovimi gjatë kësaj kohe, teksa i fundit që ka arritur marrëveshjen për të qëndruar në Korçë është Moraesh. Braziliani ishte një nga liderat e korçarëve në sezonin që kaloi dhe tashmë mes palëve është gjetur gjuha e përbashkët për rinovimin, teksa pritet zyrtarizimi.

Ndërkohë për afrimet kanë pikëtuar në Angli, Alkeo Banin. Por jo vetmë kaq, pasi në Itali kanë menduar të tentojnë Andreas Gertsos.  Me Banin është arritur akordi dhe pritet që 22-vjeçari të arrijë në Korçë për të konkretizuar gjithçka.

Ndërkohë Gertsos është futbollist me origjinë shqiptare por luan në Itali me Fermana në Seria C, teksa ka pashaportë Greke. 23-vjeçari pritet të jetë afrimi i radhës për bardhekuqtë.

[caption id="attachment_698170" align="alignnone" width="720"]Andrea Gkertsos Andrea Gkertsos[/caption]

[caption id="attachment_698060" align="alignnone" width="1021"]Alkeo Bani Alkeo Bani[/caption]

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga