
Lautaro Martinez dhe Interi prej disa muajsh diskutojnë mes tyre çështjen e rinovimit të kontratës. Ende palët nuk kanë arritur dakortësinë totale, pavarësisht se sulmuesi dhe zikaltërit duan të vazhdojnë bashkëpunimin mes tyre.
Sipas “La Gazzeta dello Sport” bëhet me dije se një nga arsyet që ende nuk është konkretizuar marrëveshja mes palëve për rinovimin është paga e lojtarit. Sipas mediave italianë bëhet me dije se Interi është i gatshëm t’i ofrojë 8 milionë euro në sezon plus bonuse, ndërsa nga krahu tjetër kampioni i botës dëshiron më shumë.
Kapiteni kërkon minimalisht 2 milionë euro më shunmë seç klubi ka ofruar. Për këtë bisedimet mes tyre do të vazhdojnë edhe në ditët në vazhdim, me palët që kërkojnë sa më shpejt të arrihet në një marrëvshje.