
Bledi Shkëmbi dje zyrtarisht u prezantua si trajneri i ri i Teutës, me bregdetarët që pak ditë më parë larguan Renato Arapin. Rikthimi i korçarit në stol nuk ka sjellë asnjë lëvizje në stafin teknik, me Shkëmbin që ka zgjedhur të punojë me të njëjtët ndihmës që ka pasur edhe Arapi.
Bledar Hodo dhe Vangjel Mile do jenë sërish ndihmëstrajnera, ndërsa Bledian Rizvani trajner i portierave. Përgatitës atletik vijon të jetë Mark Dodaj.
Shkëmbi ka një detyrë të vështirë në fundjavë, pasi Teuta për javën e katërt të Superligës luan me Kukësin në shtëpi, të premte në 17:45.
Poll