Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Rikthimi i 5-të i Martinit në Durrës, një emër i njohur bëhet krahu i djathtë i shkodranit

Shkruar nga NEWSPORT
Rikthimi i 5-të i Martinit në Durrës, një emër i njohur

Edi Martini është prezantuar ditnë e djeshme zyrtarisht nga Teuta si trajneri më i ri i skuadrës. Shkodrani rikthehet kështu në Durrës për herë të 5-të në karrierën e tij dhe si çdo herë tjetër misioni i Martinit do të jetë të rikthejë Teutën pretendente.

Pasditen e djeshme trajneri zhvilloi edhe stërvitjen e parë me skuadrën, teksa sfida e radhës do të jetë ndaj Kukësit nesër në “Niko Dovana” duke nisur që nga ora 20:15. Një duel që Martini nuk ka shumë ditë në dispozicion për ta përgatitur, por gjithsesi në formacion do të ketë ndryshime.

Gjatë stërvitjes së parë me lojtarët në sy ra dhe prania e Bledar Hodo si krahu i djathtë i Martinit. Në fakt dyshja kanë bashkëpunuar edhe më parë së bashku. Hodo do të jetë kështu ndihmës trajner, ndërsa ka ndërruar vendet me Ilir Biturkun, ky i funsit merr në dorë frenat e ekipit U-19.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga