Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Rikthime të rëndësishme te PARTIZANI, gati për betejën e “Niko Dovanës”

Shkruar nga NEWSPORT
Rikthime të rëndësishme te PARTIZANI, gati për betejën

Partizani ka zhvilluar këtë pasdite seancën stëvitore të rradhës në kompleksin e tyre. Trajneri Colella ka pasur në dispozicion sot të gjithë grupin pasi u rikthyen në stërvitje Hadroj dhe Massanga Matondo. Dy lojtarët ishin grumbulluar për ndeshjet e kombëtareve. Hadroj u mor nga Sylvinho për ndeshjen me Poloninë por nuk luajti asnjë minutë me brazilianin që preferoi Balliun për 90 minuta.

Partizanin e pret një sfidë mjaft e fortë të shtunën në “Niko Dovana” përballë Teutës. Të kuqtë do të kërkojnë vazhdimësinë dhe marrjen e tri pikëve për të ruajtur kreun e renditjes. Ekipi vjen me moralin lart për këtë takim kjo falë edhe pushimit të kombëtareve me trajnerin italian që pati kohë të ridimensiononte ekipin.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga