
Kukësi dhe Dinamo luajnë sot në 16:45 për javën e 16 të Superligës. Sfida e prapambetur do zhvillohet në “Elbasan Arena”, teksa kujtojmë se dueli u shty pasi te Kukësi ishin 10 pjesëtarë të skuadrës të prekur me covid.
Situata te verilindorët është qetësuar dhe Longo do ketë të gjithë grupin të gatshëm. Nga ana tjetër, Dinamo ka bërë afrime të rëndësishme këtë sesion merkatoje, me Dennison dhe Lilaj që projektohen nga minuta e parë.
Formacionet e mundshme:
Kukësi: Tafas, Peposhi, Lulaj, Marku (Hila), Ndreca, Sh. Taipi, De Lucas, Gj. Taipi, Feijao, Basa, Milunovic
Dinamo: Simoni, Siljanovski, Sofranac, Imami, Samake, Sidibe, Lilaj, Demiri, Maliqi, Dennison, Ibraimi
Poll