Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Vllaznia rikthehet në Shkodër, lajm i madh për tifozët

Shkruar nga NEWSPORT
Vllaznia rikthehet në Shkodër, lajm i madh për tifozët

Vllaznia ndeshjen e planifikuar për t'u luajtur në Shkodër e zhvendosi në Korçë për shkak të ndeshjeve që do të luajë Kosova dhe kombëtarja kuqezi në "Loro Boriçi". Në sfidën e javës së fundit të kampionatit ka humbur me rezultatin 3-0, që do të thotë se situata nuk është më ajo e javëve të para të sezonit, ku kuqeblutë nuk pësonin gol.

Të besuarit e Cungut të mërkurën do të luajnë kundër Mamurrasit për Kupën e Shqipërisë, ku takimi do të zhvillohet në "Reshit Rusi", fushë që u përdor vjet nga Vllaznia për ndeshjen e kampionatit.

Ndeshja e kthimit kundër mamurrzakëve për Kupë do të nisë në orën 14:00, teksa është vendosur që hyrja e tifozëve të jetë pa bileta. Klubi shkodran kërkon mbështetjen e tifozëve për t'i dhënë ngrohtësi ekipit përpara disa sfidave të forta në kampionat, ku do të luajnë ndeshjen e radhës kundër Luftëtarit, e cila pritet të luhet në "Loro Boriçi".

Tags:

SUPERIORE

Poll

Lexo gjithashtu