Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Rikthehet magjia e Champions League/ Përballje “titanësh” në “Etihad Stadium”, shqiptarët sytë te ASLLANI (SFIDAT)

Shkruar nga NEWSPORT

Mbrëmja e sotme do të jetë spektakolare. Në orën 21:00 do të rikthehet edhe magjiaa e Champions League, ndërsa dy takime janë në program për tu zhvilluar. Interi ka udhëtuar në Portugali për të sfiduar Benfican. Një sfidë mjaft interesante, teksa gjithë sytë e tifozëve shqiptarë do të jetë te Kristjan Asllani, i cili me shumë gjasa për shkak të mungesave që kanë zikaltërit do ta nis nga minuta e parë.

Por Europa do të “paralizohet” nga dueli i dy gjigandëve. Manchester City pret në “Etihad Stadium” skuadrën e Bayern Munich. Një përballje “titanësh” e cila është konsideruar edhe si “finalja” e parakoshme. Si “Qytetarët” ashtu edhe bavarezët kërkojë t’i shkojnë deri në fund këtij kompeticioni. Sfidojnë njëri-tjetrin Guardiola dhe Tuchel, të cilët në të kaluarën janë përballur në Premier League, ndërsa mbrëmjen e sotme pritet që përballja mes tyre të dhurojë emocione dhe spektakël.

[caption id="attachment_688094" align="alignnone" width="300"] Ndeshjet e sotme ne Champions[/caption]

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga