
Kampionët në fuqi të trofeut të Europianit pas “ngërçit” që patën në sfidën kundër Çekisë 4 ditë më parë, sot janë rikthyer shumë herë më të fortë. Kanë shënuar dy gola me Moratën dhe një me Noliton duke siguruar matematikisht kalimin në turin e 1/8-ave. Nga ana tjetër, Turqia shfaqet disa herë më e dobët se në takimin kundër Kracisë, duke u shthurur brenda pak minutash dhe duke i lënë hapësira spanjollëve për fitoren. Më këtë tri-pikësh “Furia e Kuqe” tregon edhe njëherë forcën për të thënë se do të luajë fort për të mbrojtur trofeun për herën e tretë radhazi.
Në minutën e 33 është Nolito që kroson në zonë dhe Alvaro Morata kërcen fort me kokë dhe e dërgon sferën në rrjetë, duke mposhtur portierin Babacan. Spanja gjen golin e parë në këtë sfidë, ndërsa vazhdon presionin në portën e turqëve, duke përfituar edhe nga gabimet e tyre arrijnë që të shënojnë golin e dytë tre minuta më vonë me Noliton. Asist i Fabregas dhe Nolito e dërgon sferën në rrjetë duke depërtuar lehtë mes mbrojtësve të Turqisë. Sapo nis pjesa e dytë spanjollët gjejnë golin me anë të Moratës. Jordi Alba brenda zonës nuk tregohet egoist, por i jep topin Moratës që mjaftohet ta shtyjë në rrjetë në minutën e 48 të takimit. Ky gol duket se është i “knock-out”-it për Turqinë, që duket se do të largohet më shpejt nga çfarë e kishte menduar këtë Europian.
https://www.youtube.com/watch?v=d2twITKsdKo
Spanjë – Turqi 3-0
Shënues: Morata 33', 48', Nolito 37'
Formacionet
Spanja: De Gea, Piqué, Busquets, Iniesta, Morata, Fàbregas (Koke 71'), Ramos, Juanfran, Jordi Alba, Silva (Bruno Soriano 64'), Nolito. Trajner: Vincente Del Bosque
Skema: 4-3-3
Turqia: V.Babacan, Hakan Balta, Hakan Çalhanoğlu (Nuri Şahin 46'), Gökhan Gönül, Selçuk İnan (Yunus Mallı 70'), Arda Turan, Oğuzhan Özyakup (Olcay Şahan 62'), Mehmet Topal, Ozan Tufan, Burak Yılmaz, Caner Erkin. Trajner: Fatih Terim
Skema: 4-3-3
Gjyqtarë: Milorad Mažić, Milovan Ristić, Dalibor Djurdjević (Serbi)
Kartonë të verdhë: Ramos 2' / Burak 9', Ozan Tufan 41'
Stadiumi: “Stade de Nice”
https://www.youtube.com/watch?v=5mXAcuIk760