Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Rikthehet Dritan Dervishi, kapet me Tiranën: Atje nuk ka strategji

Shkruar nga NEWSPORT
Rikthehet Dritan Dervishi, kapet me Tiranën: Atje nuk ka strategji

Dritan Dervishi është rikthyer të flasë për Superioren, por këtë radhë për ndryshimet më të fundit që kanë ardhur te Tirana. Pas lajmit të botuar në newsport.al, ku shefi i klubit bardheblu, Eduart Gjini nuk do të kishte më këtë post te 24 herë kampionët e Shqipërisë, pasi ishte larguar për një post në FSHF, ish drejtori i Partizanit dhe i Kukësit ka reaguar për këtë ndryshim të papritur, ku për newsport.al ka deklaruar:

"Ed Gjini në FSHF? Një humbje e madhe për klubin e Tironës. Presidenti Halili ka humbur një pikë referimi. I uroj suksese Ed Gjinit në detyrën e re. Kjo tregon që Tirona nuk ka strategji. Presidenti po investon, por kur nuk ke njerëz të aftë afër është shumë e vështirë", ka përfunduar Dervishi për newsport.al.

Dritan Dervishi ishte në postin e drejtorit të klubit te Partizani dhe Kukësi. Në këto dy ekipe ai punoi duke afruar shumë lojtarë cilësorë. Por pas disa kontraditave me drejtuesit, Dervishi u largua drejt Italisë. Ai nuk e harron Superioren, ku herë pas here jep mendimin e tij në lidhje me 10-të skuadrat.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga