Kampionati “Abissnet Superiore” do të rikthehet këtë fundjavë pas një pauze të imponuar nga finalet e Botërorit “Katar 2022” me ndeshjet e javës së 13-të. Departamenti i Garave në FSHF bën me dije se ka pasur një ndryshim në kalendarin e kampionatit “Abissnet Superiore”, teksa në programin fillestar do të luheshin katër javë deri në fund të muajit dhjetor, por është vendosur që luhen tre të tilla.
Më konkretisht, pas rifillimit kampionati do të luhet deri në javën e 15-të datë 21-22 dhjetor 2022 dhe do të ketë një pauzë të shkurtër për të rifilluar më datën 14 janar 2023.
Sakaq, të pesë ndeshjet e kësaj jave do të luhen të ndara mes të dielës dhe të hënës, ndërsa ka pasur edhe disa ndryshime në orare dhe stadiumet ku do të luhen ndeshjet.
Të dielën në stadiumin “Adush Muça” të Ballshit në orën 13:00 do të luhet ndeshja Bylis-Laçi, ndërsa po në orën 13:00 do të nisë edhe sfida Kukësi-Teuta që do të luhet në “Kukës Arena”.
Sfida e fundit e ditës është ajo Erzeni-Partizani që do të luhet në stadiumin “Niko Dovana” duke filluar nga ora 15:45.
Ndërkaq, të hënën ndeshja Tirana-Kastrioti është spostuar në orën 19:00 dhe nuk do të luhet në stadiumin “Selman Stërmasi”, por në stadiumin “Air Albania”, kurse sfida Vllaznia-Egnatia, që luhet në stadiumin “Loro Boriçi” do të nisë në ora 16:30.
Më poshtë, edhe kalendari i javës së 13-të të kategorisë “Abissnet Superiore”:
E diel, 11 dhjetor 2022
Bylis – Laçi ora 13:00
Stadiumi “Adush Muça”, Ballsh
Kukësi – Teuta Ora 13:00
Stadiumi “Kukës Arena”, Kukës
Erzeni – Partizani Ora 15:45
Stadiumi “Niko Dovana”, Durrës
E hënë, 12 dhjetor 2022
Vllaznia – Egnatia ora 16:30
Stadiumi “Loro Boriçi”, Shkodër
Tirana – Kastrioti ora 19:00
Stadiumi “Air Albania”, Tiranë