
Skënderbeu rikthehet në Superiore dhe sfidën e parë të kampionatit do ta luajë ndaj Egnatias në transfertë. Në “Egnatia Arena” takimi do të startojë në orën 17:00 ditën e shtunë, me korçarët që do të tentojnë ta nisin me këmbën e mbarë këtë sezon.
Korçarët këtë sezon do të synojnë qëndrimin në Superiore. Një ndeshje që pritet me mjaft interes, pasi tifozët do të mësojnë se si do të luajnë ekipet në këtë sezon.
Ivan Gvozdenovic ka punuar prej ditësh për formacionin anti-Egnatia. Trajneri ka provuar të luajë me skemën 3-5-2.
Formacioni i mundshëm ndaj Egnatias: Alia, Frashëri, Ramos, Prençi, Gërxho, Juri, Randi, Liço, Shaqe, Nikaj, Rashica.
Poll