Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Rikthehen emocionet e Kupës së Shqipërisë, gjysmëfinalet ndezin skenën e futbollit shqiptar. Mësoni përballjet e ditës së sotme

Shkruar nga NEWSPORT

Ditën e sotme 4 skuadrat e Superiores do të na rikthejnë edhe emocionet e turit gjysmëfinal të Kupës së Shqipërisë. Do të luhen dy takime mjaft interesante, teksa në fushë do të zbresin Vllaznia, Egantia, Tirana dhe Teuta. Këto përballje do të startojnë duke nisur që nga ora 18:00, me ekipet që kërkojnë fitoren për të shpresuar te kalimi në finalen e madhe të “Air Albanias”.

Tirana do të presë në “Elbasan Arena” Teutën. Kryeqytetasit kërkojnë të bëjnë tripletën këtë sezon dhe synojnë edhe trofeun e Kupës. Nga ana tjetër skuadra e Edi Martinit në kampionat lufton për mbijetesën dhe  Kupën e shikon si një mundësi reale për të kapur kupat e Europës.

Gjithashtu paralelisht luhet në “Loro Boriçi” ku Vllaznia do të presë Egnatian. Shkodranët kërkojnë edhe finalen e dytë rresht, ndërsa synojnë të mbrojtë kurorën. Megjithatë rrogozhinasit bënë historinë deri në gjysmëfinale, por do të synojnë që mos të jetë një shëtitje, teksa synojnë edhe finalen e parë në historinë e tyre.

Ndeshjet gjysmefinale ne Kupen e Shqiperise

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga