Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

GOSSIP

Tentativë grabitje në banesën e mbrojtësit Benjamin Pavard, bashkëshortja e tij shqiptare "kap mat" autorët

Shkruar nga NEWSPORT
Tentativë grabitje në banesën e mbrojtësit Benjamin Pavard,
Benjamin Pavard & Kleofina Pnishi

Banesa e mbrojtësit Benjamin Pavard në Marseille u vu në shënjestër mbrëmjen e së mërkurës, pasi disa persona tentuan të kryenin një grabitje.

Sipas mediave franceze, pesë persona dyshohet se hynë në oborrin e shtëpisë së mbrojtësit francez, por u kapën nga bashkëshortja e lojtarit. Ata tentuan të hynin me forcë në banesë, por plani i tyre dështoi pasi u zbuluan në kohë.

Sipas raportimeve të para, bashkëshortja shqiptare e lojtarit, Kleofina Pnishi, njoftoi menjëherë policinë sapo konstatoi praninë e të dyshuarve në banesë.

Të kapur në befasi, autorët u larguan me shpejtësi nga vendi i ngjarjes me një automjet tip Mercedes, në përpjekje për t’iu shmangur policisë.

Megjithatë, vetëm pak minuta pas incidentit efektivët arritën të ndalonin mjetin, brenda të cilit ndodheshin pesë persona që aktualisht po merren në pyetje nga autoritetet.

Poll

Lexo gjithashtu