Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Ridi është i butë, si tironsit, hapin dyert për të respektuar...por ata e kanë bërë lëmsh (DEKLARATA)

Shkruar nga NEWSPORT
Ridi është i butë, si tironsit, hapin dyert për të

Java e derbit ka mbërthyer ish protagonistët që nuk ndalen së këshilluar ekipet ku kanë bërë pjesë. Një gjë të tillë e ka bërë edhe Agustin Kola, ish sulmuesi i bardhebluve që nuk e ka fshehur asnjëherë dashurinë për ngjyrat e Tiranës. Kola ka deklaruar se Refik Halili është i butë, ashtu si tironist ndaj duhet të nisë një revolucion te Tirana.

Agustin Kola ka theksuar se presidenti i Tiranës, Refik Halili është i butë, si tironsit që hapin dyert për të të respektuar, por duhet parë me kujdes se kush futet te ajo derë, pasi e kanë bërë lëmsh. Kola ka edhe një këshillë miqësore për presidentin, kur thotë se gjërat te Tirana duhet të ndryshojnë nga bari i fushës e deri te më i fundit në klub.

"Tirana është botë tjetër. Ridi është i butë, si tironsit. Hapin dyert për të të respektuar. Po kujt t'ia hapësh dyert...atyre që kanë bërë lëmsh Tiranën. Edhe unë kur shkova në Greqi doja të punoja, luaja dhe jo t'iu shisja p. grekëve, sepse kishte ndryshime të mëdha. Këta bëjnë ndryshe. E këshilloj Halilin që të rrallojë nga bari i fushës deri tek i fundit, sepse këta e kanë shkelur atë bar", thekson Kola për Panorama Sport.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga