
Janë mbyllur 4 ndeshjet e javës së parë të Kategorisë së Dytë. Skuadrat e grupit B zbritën në fushën e lojës për të kërkuar fitoren dhe ia dolën Oriku, Pogradeci, Luftëtari dhe Devolli.
Oriku triumfoi përballë Shkumbinit 1-0, teksa golin e shënoi Llojaj në minutën e 62-të. Pogradeci pretendent fitoi bindshëm ndaj Këlcyrës me shifrat 3-1. Për pogradecarët shënuan Ivani 11’, Topllari 31’ dhe 92’, ndërsa për miqtë shënoi Boni 37’.
Luftëtari mori një 3 pikësh me shumë vlera në transfertë, teksa mposhti 2-1 Labërinë. Santos në minutën e 30-të dhe Pula në të 66-të do të zhvlerësonin golin e Harunit në të 68-tën.
Po 2-1 fitoi edhe Devolli në transfertë ndaj Delvinës. Miqtë do të shënonin të parët me Ago në minutën e 21-të, ndërsa Myftari në të 26-tën do të barazonte. Goli i fitores për 87-të Rodrigues.
Rezultatet:
Oriku – Shkumbini 1 – 0
Pogradeci – Këlcyra 3 – 1
Labëria – Luftëtari 1 – 2
Delvina – Devolli 1 – 2
Maliqi - pushim