
Janë luajtur sot ndeshjet e radhës të Kategorisë së Dytë, të vlefshme për javën e shtatë. Delvina është mposhtur 1-0 në shtëpi nga Devolli, kurse Butrinti ka triumfuar 2-0 ndaj Maliqit. Elbasani ka mundur Memaliaj në transfertë, sikurse Pogradeci ka fituar kundër Albpetrol.
Luftëtari ka shpartalluar Shkumbinin 4-1, ndërsa Labëria ka triumfuar 1-0 me Tepelenën. Të gjitha takimet kanë startuar në orën 13:00, kurse Bulqiza – Ada vijon të luhet. Më poshtë njihuni me rezultatet e ditës së sotme në Kategorinë e Dytë.
Delvina – Devolli 0-1
(Romero 1’)
Butrinti – Maliqi 2-0
(Brahimi 18’, Selimaj 27’)
Memaliaj – Elbasani 0-2
(Koçi 65’, Sejdini 81’)
Albpetrol – Pogradeci 0-2
(Topllari 65’, Guedes Da Costa 80’)
Shkumbini – Luftëtari 1-4
(Sulkja 50’; Merkuri 3’, Kolonja 9’, Merkuri 56’, Kendella 86’)
Labëria – Tepelena 1-0
(Qejvani 55’)
65’ Bulqiza – Ada 1-0 (Soumah 54’)