Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Rey Manaj "i çmuar" për Sivassporin, klubi turk kërkon 10 milionë euro për ta lënë të lirë

Shkruar nga NEWSPORT
Rey Manaj "i çmuar" për Sivassporin, klubi turk

Në këtë sezon futbollistik, Rey Manaj po kalon formën e jetës. Sulmuesi shqiptar po bën paraqitje fantastike me fanellën e Sivasspor në elitën e futbollit turk. Në 24 ndeshje të luajtura deri më tani mes Superligës dhe Kupës së Turqisë, Manaj ka shënuar plot 16 gola, duke e bërë pikën kyçe të Sivasspor.

Duke parë performancat e tij të shkëlqyera, e ardhmja e 26-vjeçarit nga Lushnja pritet që në verë të jetë larg Sivasspor. Por këta të fundit nuk do ta lënë të lirë për një shumë të vogël. Kujtojmë që vlera e Manaj në “Transfermarkt”, është 1.4 milionë euro ndërsa klubi turk kërkon plot 10 milionë euro për ta lënë Manajn të lirë.

Një klauzolë e shumfishuar kjo, që tregon se Sivasspor e ka ndarë mendjen për ta bërë lushnjarin shitjen më të shtrenjtë të historisë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga