Hapësire reklamuese

All - General - 1

Çështjet kryesore

ARKIVA

Respekti i munguar për Bruno Telushin, e treta e vërteta për vlonjatin?!

Shkruar nga NEWSPORT
Respekti i munguar për Bruno Telushin, e treta e vërteta për

Bruno Telushi ishte largimi i papritur nga radhët e Partizanit në këtë sesion merkato të verës. Mesfushori i të kuqve u “divorcua” pas ndeshjes së Champions League kundër Bate Borisov, përfunduar me shifrat 1-1. Një situatë e pakuptueshme, por që në ditët në vazhdim mund të ketë ndonjë shpjegim.

All - Paragraf - 3

Në media është bërë me dije se vlonjati nuk ka pranuar stolin dhe ka shprehur pakënaqësi ndaj trajnerit Zoran Zekiç. Kroati ka vënë veton dhe ka pritur dënimin e tij. Masa ka qenë drastike nga drejtuesit të cilët i kanë treguar derën pikërisht kapitenit të skuadrës.

Në fakt kjo nuk është hera e parë që me Telushin veprohet në këtë mënyrë. Në vitin e titullit kampion të Partizanit me në krye trajnerin Skënder Gega, pas trajnerit u largua edhe mesfushori. Për të nuk pati një rinovim dhe asokohe ai reagonte në rrjetet sociale duke treguar mungesën e respektit nga ana e drejtuesve.

Para një sezoni, vlonjati zgjodhi të rikthehej sërish te Partizani duke lënë gjithçka pas, edhe mënyrën se si e larguan. Arriti të fitonte vendin e titullarit duke u zhvendosur në prapavijë, në rolin e qendërmbrojtësit. Pikërisht futja e Sembene në formacion dhe lënia e tij jashtë ka irrituar vlonjatin. Për të dytën herë e pa veten t’i tregohej dera e kryeqytetasve.

Një nga futbollistët e dashur për tifozërinë e Partizanit, largohet sërish në mënyrën më të keqe të mundshme nga skuadra. Respekti për “ushtarin” e përbetuar dhe shiritin e kapitenit mungoi. Ndoshta rikthehet sërish, për të tretën, të vërtetën!

Poll

Lexo gjithashtu

All - General - 2
All - General - 3
All - General - 4
All - General - 5
All - General - 6
All - General - 7