Struga e Shpëtim Duros do të luajë sot kundër ekipit malazez, Buducnost. Në prag të sfidës së sotme ka folur dhe vetë tekniku Duro.
“Në aspektin fizik nuk kemi pasur probleme. Pas ndeshjes me Zalgirisin kemi punuar më shumë në aspektin psikologjik me skuadrën sepse e kemi ndjerë keqardhje për atë eleminim të pamerituar, ku në të gjitha aspektet ishim më mirë se kundërshtari.
Këto ditë jemi munduar të marrim informacionin e duhur për Buducnostin, më tepër rreth videove të ndeshjeve të tyre të fundit. Kemi respekt maksimal për rivalët, sepse janë një skuadër me traditë në Malin e Zi dhe eksperiencë të madhe ndërkombëtare.
Jemi favoritë duke parë edhe paraqitjen e skuadrës në dy ndeshjet me Zalgirisin”, është shprehur Shpëtim Duro.