Kategoria Superiore mbylli sot javën e 31-të me rezultatin më befasues që mund të quhet fitorja e Egnatias ndaj Vllaznisë me rezultatin e thellë 0-4, në mes të Shkodrës. Tabela e Superiores pëson ndryshime të rëndësishme pas kësaj jave.
Kreu mbetet i njëjti me Tiranën 5 pikë para Partizanit por me ndeshjet që i afrohen fundit, ndërsa zona Europës sheh Vllazninë të zbresi në vendin e 5-të. Laçi është ajo që ngjitet në të 4-tin pas fitores me Bylisin ndërsa Egnatia ecën e sigurtë drejt objektivit.
Teuta, Erzeni dhe Kukësi vazhdojnë garën për të shmangur zonën Play-Out por asnjëra nuk arrin të fitojë. Në fakt Kukësi dhe Teuta u përplasën direkt përballë por u ndalën në barazim pa gola ndërsa Erzeni humbi nga Partizani.
Situata bëhet shumë e vështirë për Bylisin dhe Kastriotin që nuk morën asnjë pikë dhe janë me një këmbë për zbritjen nga Kategoria.
Tabela e Superiores pas javës së 31-të: