Kategoria e Parë ka mbyllur ditën e sotme javën e 19-të me ndeshjen e fundit mes Dinamos dhe Apolonisë të fituar nga fierakët me rezultatin 2-3 në kryeqytet.
Vendi i parë i takon Skënderbeut që pas fitores me Tomorin vendos diktatin e kampionatit me 37 dhe ndiqet më pas nga Flamurtari me dy pikë më pak dhe Dinamo me 3 më pak.
Korabi mbetet në vendin e katërt me 29 pikë pas humbjes me Lushnjen ndjekur nga Besa dhe Tomori me 27 pikë. Menjëherë pas tyre vjen Apolonia me 25 pikë, aq sa Burreli që shohin zonën Play Off në horizont.
Në zonën Play-Out janë Tërbuni dhe Luzi ndërsa në katër vendet e fundit gjenden Oriku, Lushnja, Turbina dhe Besëlidhja.
Poll