Është mbyllur java e 21 e Abissnet Superiore. Sfida Bylis-Partizani uli siparin e kësaj jave në kompeticionin më të rëndësishëm të futbollit vendas. Takimi në “Adush Muça” përfundoi 0-1 për të kuqtë. Ata me këtë fitore shkojnë në kuotën e 34 pikëve, 3 pikë larg Tiranës kryesuese. Bylisi nga ana tjetër mbetet në vendin e parafundit me 23 pikë.
Takimet e djeshme dhuruan emocione. Në Durrës dhe në Shkodër vendosën penalltitë. Klasikja Vllaznia-Tirana foli për shkodranët, të cilët fituan me një gol të Markut nga pika e 11 metërshit. Ata arrijnë kuotën e 34 pikëve në vend të dytë me pikë të barabarta me Partizanin.
Tirana mbetet e para, por humbi mundësinë e shkëputjes. Me këtë humbje të saj rihapet kampionati dhe Vllaznia dhe Partizani shtojnë presionin ndaj bardhebluve. Sfida në “Niko Dovana” Erzeni-Teuta u mbyll në baraspeshë, me ekipet që ndajnë nga një pikë. Teuta mbetet në vendin e shtatw me 25 pikë dhe i largohet zonës së rrezikut. Shijakasit ngjiten në vendin e katërt me 31 pikë, dhe i afrohen “të mëdhave” në renditje.
Në ndeshjet e së shtunës, Egnatia dhe Kukësi morën nga një fitore të rëndësishme. Rrogozhinasit mundën në transfertë një rival direkt si Laçi. Ata renditen të pestët me 30 pikë, një pikë më shumë se Laçi i vendit të gjashtë. Kuksianët morën një fitore të rëndësishme në luftën për mbijetesë. Në “Kukës Arena” atyre i mjaftoi një gol për të mposhtur Kastriotin e vendit të fundit. Kukësi ngjitet në vendin e tetë me 25 pikë, ndërsa krutanët mbeten të fundit me 20 pikë.
[caption id="attachment_680146" align="alignnone" width="300"] Renditja e Abissnet Superiore[/caption]