Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

RENDITJA/ Kukësi për “Final-Four”, Partizani “kap” Egnatian. Skënderbeu, Tirana dhe Dinamo në rënie të lirë

Shkruar nga NEWSPORT
RENDITJA/ Kukësi për “Final-Four”, Partizani
“Abissnet Superiore” ditën e djeshme ka mbyllur edhe javën e 10-të të saj, teksa vetëm Kukësi dhe Partizani ia dolën të festojnë. 3 barazime janë shënuar në këtë javë, duke bërë që ekipet të humbasin terren në klasifikim. Egnatia pas barazimit me Skënderbeun ndodhet në vendin e parë me 20 pikë. Po kaq pikë ka dhe Partizani që pas fitores me Teutën bashkëkryeson me rrogozhinasit. Laçi është forca e 3-të e kampionatit, teksa barazoi ndaj Erzenin 0-0 dhe ndodhet me 14 pikë, po aq sa Tirana e vendit të 4-të. Bardheblutë për të 3-tën ndeshje radhasi nuk e njohin fitoren. Kukësi ngjitet në klasifikim dhe padiskutim kjo javë flet në “gjuhën” e tyre. Verilindorët mposhtën 1-0 Vllazninë në “Kukës Arena” edhe pse ekipi i Stavri Nicës luajti me për më shumë se 50 minuta me 10-të lojtarë. Tashmë janë vetëm 1 pikë larg zonës “Final – Four”, pozicion që nuk duket “utopi” pas ndeshjeve të javëve të fundit. 13 pikë ka grumbulluar edhe Skënderbeu, i cili ka ndeshjen e 3-të pa fitore dhe tashmë është në rënie të lirë. Në vendin e 7-të renditet Vllaznia me 12 pikë, po aq edhe Erzeni në vendin e 9-të. Teuta ndodhet me 11 pikë, ndërsa Dinamo me vetëm 8 pikë. Këto të fundit prej 4 ndeshjesh nuk e njohin fitoren dhe tashmë “fundosen” në klasifikim. Interesante është se vetëm 3 pikë ndajnë vendin e 3-të në klasifikim me të 9-tin. Kjo do të thotë se gara në Superiore do të jetë edhe më e fortë në javët në vazhdim, ku të gjitha ekipet duan një vend në “Final - Four”.
 
View this post on Instagram
 

A post shared by Newsport.al (@newsport.al)

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga