“Abissnet Superiore” mbylli ditën e djeshme ndeshjet e javës së 5-ë të saj, teksa rezultate suprizë u shënuan në fund të saj. Suprizën më të madhe e shkaktoi Erzeni, teksa në “Selman Stërmasi” moshti Tiranën pretendente. Shijakasit fituan 1-0 dhe tashmë e shikojnë vetëm në zonë “Final-Four”. Nga krahu tjetër bardheblutë barazohen me pikë nga Egnatia.
Rrogozhinasit fituan 2-1 ndaj Laçit në “Egnatia Arena”. Skuadra e Edlir Tetovës tashmë është ajo liderja e klasifikimit, pasi kreysojnë me Tiranën me nga 10 pikë pas 5 javësh.
Vllaznia gjithashtu triumfoi 2-0 ndaj Teutës, me shkodranët që kanë grumbulluar 8 pikë, po aq sa Partizani që fitoi 3-1 në derbi me Dinamon. Në kuotën e 8 pikëve ndodhen 3 skuadra, Vllaznia, Partizani dhe Erzeni.
Me 1 pikë më pak ndjek Laçi në vendin e 6-të. Kurbinasit u mposhtnë nga Egnatia. Ndërkohë me 1 pikë më pak se kurbinasit vjen Skënderbeu. Korçarët u mposhtën për herë të 3-të rresht, duke humbur kështu terren ndaj ekipeve të kreut. Humbja 1-0 me Kukesin në Korçë i fut djemtë e Ivan Gvozdenovic në “vorbullën” e mbijetesës.
Teuta ndodhet në vendin e 8-të me 4 pikë, ndërsa 1 më pak kanë Dinamo dhe Kukësi që ndajnë fundin e klasifikimit me nga 3 pikë. Kujtojmë se fitorja 1-0 me Skënderbeun është 3 pikëshi i parë për verilindorët e Stavri Nicës.
[caption id="attachment_707386" align="alignnone" width="1440"] Rezuiltatet e javes se 5-te të Superiores[/caption]
[caption id="attachment_707387" align="alignnone" width="1440"] Renditja e Superiores pas javes se 5-të[/caption]