Jemi pak orë para nisjes së derbit mes Tiranës dhe Partizanti, takim që luhet në orën 20:00 në “Air Albania” dhe është e vlefshme për javën e 15-të të “Abissnet Superiore”, me UEFA-n që ka bërë publike edhe listën e skuadrave me koefiçent më të lartë mbi pjesmarrjen në Kupat e Europës.
Asnjëra nga skuadrat e kryeqytetit nuk kryeson listën e ekipeve shqiptare dhe është pikërisht skuadra e Laçit që mban lart “stekën” e “Abissnet Superiore” që aktualisht renditen në vendin e 174-të.
[caption id="attachment_672635" align="alignnone" width="300"] Renditja e Lacit[/caption]
[caption id="attachment_672636" align="alignnone" width="300"] Renditja nga UEFA e skuadrave te tjera te Abissnet Superiore[/caption]
Pas kurbinasve renditet Partizani në vendin e 254-të, Teuta e Edi Martinit ndodhet në pozitën e 280, më pas vjen Kukësi e 282-të, Tirana e 298-të, Vllaznia 338-të dhe Luftëtari 411-të.
Ndërsa skuadra e Shkëndijës së Tetovës renditet më lart se të gjithë ekipet e tjera shqiptare në vendin e 151-të, teksa Shkupi në vendin e 185-të.
[caption id="attachment_672637" align="alignnone" width="300"] Renditja nga UEFA e Shkendijes dhe Shkupit[/caption]
Ndërkohë nga ana tjetër nga skuadrat kosovare është Drita ajo që rendite më lart në vendin e 199-të, Ballkani pas performancës pozitive këtë vit në Conferencë League duhet të pranojë vendin 344-të.
[caption id="attachment_672639" align="alignnone" width="300"] Renditja nga UEFA e Drites dhe Ballkanit[/caption]