Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Nesër luhen dy sfidat e fundit të javës së 14-të, ja si mund të ndryshojë renditja e Superiores

Shkruar nga NEWSPORT
Nesër luhen dy sfidat e fundit të javës së 14-të, ja si

Nesër do të luhen dy sfidat e fundit të javës së 14-të të Superiores. Tirana do të luajë në transfertë kundër Flamurtarit, ndërsa Partizani pret në shtëpi Kukësin. Nëse bardheblutë do të arrijnë të marrin një fitore kundër kuqezinjve, atëherë do të ngjiten në kuotën e 25 pikëve. Por nëse edhe Partizani do të fitojë kundër Kukësit, të kuqtë ngjiten në kuotën e 27 pikëve, aq sa ka Kukësi i vendit të dytë. Në këtë mënyrë renditja nuk do të ndryshonte. Por, në një ndalesë të të kuqve dhe fitore të Tiranës, atëherë të besuarit e Starovës zbresin në vendin e katërt dhe bardheblutë ngjiten në të tretin.

Duhet përmendur edhe një fitore e mundshme e Flamurtarit, ku pas marrjes së pagave duket se lojtarët janë më të motivuar për të "korrur" sukses në Superiores. Kështu që skuadra e Mezanit do të ngjitej në vendin e 7 në rast do të marrë 3 pikë, ndërsa barazimi do ta barazonte me pikë me Teutën dhe Laçin që ndajnë nga 11 pikë.

Supersfida e kësaj jave është Partizani - Kukësi. Siç e thamë më sipër, nëse të kuqtë fitojnë barazohen me pikë me verilindorët, ndërsa nëse kuksianët arrijnë të mposhtin ekipin e Starovës atëherë ata ngjiten në vendin e parë me 30 pikë. Edhe barazimi do t'i ngjiste verilindorët në vendin e parë, por me pikë të barabarta me Skënderbeun.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga