Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

RENDITJA/ Dy pikë ndajnë vendin e parë me të pestë, Kukësi tani “sheh” edhe poshtë

Shkruar nga NEWSPORT

Java e 6 ishte plot emocione në Abissnet Superiore që filloi me goleadën e Bylis – Erzeni dhe përfundoi me magjinë e derbit.

Bylis i dha humbjen e parë Erzenit teksa e mposhti me reultatin e thellë 4-1 në Ballsh duke u katapultuar kështu në vendin e tretë me 11 pikë, aq sa Erzeni i vendit të katërt dhe Tirana e vendit të dytë që ngjyrosi edhe njëherë qytetin bardheblu duke fituar 0-2 ndaj Partizanit të cilët kryesojnë me 1 pikë më shumë.

Në të pestin ulet Vllaznia me 10 pikë që nuk arriti të marrë më shumë se një barazim 0-0 ndaj Teutën në Niko Dovana. Durrsakët zbresin në vendin e 9 me 4 pikë dhe janë ekipi i vetëm pa fitore këtë sezon.

Barazimi në rrogozhinë i Egnatias dhe Kastriotit la në vend renditjen e vendit të 6 dhe 7 me Egnatian që ka grumbulluar 8 pikë, 2 më shumë se krutanët.

Zhgënjimi i këtij sezoni është Laçi që pas fitores në ndeshjen e parë me Teutën, humbi të gjitha ndeshjet e rradhës dhe atë të fundit me Kukësin dhe qëndron në fund të tabelës me vetëm 3 pikë.

[caption id="attachment_661126" align="alignnone" width="244"] Tabela e renditjes[/caption]

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga