Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

RENDITJA/ Bylis merr kreun e klasifikimit, Elbasani "ngec" në Peshkopi dhe ndjek ballshiotët nga pas

Shkruar nga NEWSPORT
RENDITJA/ Bylis merr kreun e klasifikimit, Elbasani "ngec" në

Është mbyllur java e 6-të e Kategorisë së Parë pasi ditën e sotme janë luajtur edhe 4 ndeshjet e fundit të kësaj javë. Ndeshje me surpriza, teksa në 6 sfida janë shënuar 13 gola në totat.

Kjo javë nisi me sfidën Tomori – Lushnja, një ndeshje që përfundoi në barazimin pa gola. Me këtë barazim skuadra beratase ngjitet në vendin e 6-të me 9 pikë, ndërsa lushnjarët mbeten në vendin e 9-të me 4 pikë. Bylis fitoi në shtëpi përballë Kastriotit me rezultatin bindës 3-1. Një 3 pikësh mjaft i vlefshëm për ballshiotët, që pas kësaj fitoreje renditen në vendin e parë të klasifikimit me 16 pikë. Ndërsa Kastrioti me 6 pikë, zbret në vendin e 8-të. Vora fitoi minimalisht në transfertën përballë Luzit. Të besuarit e Mërgjyshit triumfuan me rezultatin 0-1, duke u ngjitur kështu në vendin e 3-të të renditjes në kuotën e 12 pikëve. Luzi në krahun tjetër mbetet në vendin e fundit me vetëm 2 pikë të grumbulluara. Burreli fitoi bindshëm 4-1 përballë Besës. Kavajasit me këtë humbje zbresin në vendin e 10-të me 4 pikë, ndërsa Burreli ngjitet në vendin e 9-të, por me të njejtën kuotë pikësh si Besa. Flamurtari dhe Apolonia u ndanë ‘në paqe’. Ndeshja në Vlorë përfundoi në barazimin pa gola dhe skuadrat u mjaftuan me nga 1 pikë. Flamurtari me këtë pikë të marrë  renditet në vendin e 5-të në kuotën e 9 pikëve, ndërsa firakët mbajnë vendin e 4-të me 11 pikë të grumbulluara.

Korabi në krahun tjetër ‘surprizoi’ duke mposhtur pretendetët kryesorë, Elbasanin. Në ndeshjen e zhvilluar në Peshkopi, vendasit triumfuan me rezultatin 2-1. Me këtë fitore të rëndësishme, dibranët ngjiten në vendin e 7-të me 9 pikë, ndërsa Elbasani renditen në vendin e 2-të me 13 pikë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga