
Arabia Saudite arriti një rezultat historik mëngjesin e sotëm duke fituar ndaj yjeve të Argjentinës dhe shokuar botën e futbollit. Argjentina shihet si favoritja për triumfin final të Kupës së Botës por sot, Arabia Saudite uli me këmbë në tokë latinët. Pas ndeshjes trajneri që ka ndryshuar totalisht kombëtaren arabe, Renard, foli në konferencnë pas ndeshjes.
“Që t’i përmbledh të gjitha, sot të gjithë planetet u ndërlidhën që ne të fitojmë. Argjentina është një ekip fantastik, fitues të Copa America por futbolli kështu është, i çmendur dhe ne fituam. Ndodh edhe sepse motivimi nuk është i njëjtë kur luan ndaj një ekipi inferior. Na nënvlerësuan pasi nuk jemi Brazili. Tani ne mund të festojmë vetëm për 20 minuta dhe kaq pasi janë edhe dy ndeshje për t’u luajtur.”