Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Çerekfinalet e Kupës së Shqipërisë, bardheblutë rekordmenë, Skënderbeu në pritje të trofeut të parë

Shkruar nga NEWSPORT
Çerekfinalet e Kupës së Shqipërisë, bardheblutë

Dje janë luajtur ndeshjet e kthimit për Kupën e Shqipërisë, të vlefshme për fazën e 1/8-ve. Në këtë mënyrë janë përcaktuar dhe ekipet që shkojnë në çerekfinale të këtij kompeticioni, ku nuk do të mungojnë emocionet dhe golat për shkak se përballjet e radhës janë tejet të forta.

Tirana do provojë t'ia dalë sërish ndaj Kukësit, ndërsa Teuta do të ketë përballë Skënderbeun. Flamurtari nga ana tjetër përballet me Partizanin, ndërsa sfida e fundit ësht ajo mes Laçit dhe Luftëtarit/Bylisit, që ende ka mbetur pezull deri në një vendim të radhës.

Deri më tani, rekord mbajnë bardheblutë e Tiranës të cilët kanë arritur ta fitojnë 16 herë Kupën e Shqipërisë, më pas në vendin e dytë renditet Partizani me 15 trofe të tillë, Flamurtari me 4, Teuta me 3, Laçi 2 dhe Kukësi me vetëm një trofe.

Skënderbeu dhe Luftëtari janë ekipet të cilat deri më tani nuk e kanë provuar suksesin e trofeut të dytë më të rëndësishëm në vend, siç është Kupa e Shqipërisë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga