Champions League për femra ka hedhur shortin e grupeve për sezonin e ri. Në 13:00 në Nyon të Zvicrës, Vllaznia ka mësuar se do luajë në grupin A me kundërshtare si Chelsea, PSG dhe Real Madrid.
Ndeshjet e fazës së grupeve do zhvillohen mes tetorit dhe dhjetorit, ndërsa kjo është një reklamë fantastike për futbollin shqiptar. Në “Loro Boriçi” do vendosen simbole të klubeve të njohura, me Vllazninë që në eksperiencën e parë në Europë bie në grupin më të vështirë.
Vllaznia pritet të mbushë stadiumin në Shkodër, me datat zyrtare të ndeshjeve që nuk kanë dalë ende. Rritja e futbollit të femrave në Shqipëri kulmon me këtë arritje fantastike të Vllaznisë, teksa skuadrat e vajzave të PSG, Real Madrid dhe Chelsea do njohin tanimë edhe nivelin e futbollit në Shqipëri.
Shorti me të vërtetë është i fortë për burrneshat shkodrane, që nderuan vendin me këtë arritje historike.
Ndarja në grupe: