Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

“Jam tifoz i Real Madrid”, Regi Lushkja flet për të ardhmen: Në verë do të bisedoj me klubin, dua të luaj jashtë Shqipërisë

Shkruar nga NEWSPORT
“Jam tifoz i Real Madrid”, Regi Lushkja flet për të

Regi Lushkja është një nga lojtarët më të mirë te Laçi. Mesfushori kavajas në një lidhje me “Fan Zone”, u shpreh se dëshiron të luajë në një kampionat më të fortë. Gjithashtu Lushkja foli edhe për të ardhmen e në merkaton e verës shpreson për një kalim jashtë Shqipërisë.

“Mundohemi të stërvitemi normalisht edhe pse nuk është një gjë e mirë. Kam 5 sezone të Laçi e të shikojmë tani në verë pasi mund të ketë ndonjë ofertë. Do të bisedoj me klubin për të vendosur të ardhmen time pasi dua të luaj në një kampionat jashtë vendit.

 Më mungojnë shumë shokët e ekipit. Tashmë jam me familjen dhe nuk ndihem shumë keq.

Ekipi është me djem të rinj dhe sigurisht që do ketë oshilacione. Mendoj se kemi bërë shumë mirë dhe jemi brenda objektivave.

Jam tifoz I Real Madrid dhe ëndrrat janë të mëdha. Kemi luajtur një ndeshje të mirë në “Air Albania” ndaj Tiranës, por kështu e ka futbolli që mund të humbasësh me një episod. Kemi bërë një ndeshje pozitive dhe besoj se të gjithën kanë ngelur të kënaqur”.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga