Elbasani
Ditën e sotme ka festë tek skuadra e Elbasanit. Pretendentët e Superiores në delir, sepse kapiteni i tyre, Bruno Lulaj feston ditëlindjen e 31-të. Sigurisht që s’mund të mungonte urimi nga klubi vardheblu.
“Gëzuar ditëlindjen capitano, edhe 100”, shkruan klubi i Elbasanit në rrjetet sociale. Ndërsa krah shkrimit është edhe një foto e vetë qendërmbrojtësit dhe liderit të verdhebluve.
Një festë që vjen 2 ditë para një ndeshjeje shumë të rëndësishme në transfertë. Kujtojmë që të shtunën e 4 prillit, Elbasani luan përballë Dinamos në stadiumin “Air Albania”, prej orës 20:00.
Urimi i klubit të Elbasanit për Bruno Lulajn
Poll
