Pas largimit të Ilir Dajës nga posti i trajnerit të Tiranës, klubi bardheblu ka gati zëvendësin e tij.
Pritet që në vendin e Dajës të zyrtarizohet Mirel Josa. Ish-trajneri i Skënderbeut në 4 sezonet e fundit ka arritur akordin me drejtuesit e Tiranës, por ende nuk është bërë zyrtare si lëvizje.
Sot në orën 13:00, në ambientet e klubit bardheblu në stadiumin "Selman Stërmasi" do të prezantohet pasuesi i trajnerit Ilir Daja në krye të pankinës së ekipit kryeqytetas, ndërsa prezent do të jetë edhe presidenti Refik Halili që do të zyrtarizojë "timonierin" e ri të Tiranës.
Poll