Presidenti i Tiranës Refik Halili është i ftuar te emisioni “Elite Show” në SuperSport. Numri 1 i bardheblu ka folur për periudhën e tij te Tirana, ku ndër të tjera është pyetur për vitet e fundit.
Dhe pse me Orges Shehin trajner është shpallur 1 herë kampion, Halili thotë se për mendimin e tij janë 2 herë. Presidenti i Tiranës i referohet kështu sezonit të fundit, ku pati shumë kontestime për fitimin e titullit nga Partizani.
Shehi trajneri më i jetëgjatë.
"Nëse do më thoni kush ishte trajneri më i mirë, do thoja që për periudhën që ka qenë Orges Shehi ka drejtuar goxha gjatë, më gjatë se askush tjetër. Me drejtim e Shehit dhe të drejtorit Osmani dhe skuadrës, ne kemi dalë 2 vite kampion për mendimin tim. Pavarësisht se ai kampionat humbi. Për periudhën kaq të gjatë, Shehi ka qenë shumë trajner i suksesshëm", u shpreh Halili.