
Tirana vijon përgatitjet për ndeshjen e Kupës ndaj Velecikut dhe atë të derbit ndaj Partizanit në 2 tetor. Tirana, ndryshe nga Partizani, mungesat i ka në stafin e ekipit, mjeku Arzen Voci është pjesë e Kombëtares shqiptare ndërsa trajneri i portierave Alfred Osmani punon me Alban Bushin për Shpresat që kanë thërritur edhe Aldi Gjumsin. Ndërkohë portieri Bekaj është pjesë e Kosovës.
Në stërvitjen e djeshme sulmuesi Redon Xhixha shqetësoi trajnerin Shehi dhe stafin e tij pasi nuk ishte në gjendje të mirë dhe u detyrua të largohet nga stërvitja. Kryegolashënuesi i kampionatit vuan nga temperatura e lartë dhe ka marrë disa medikamente për ta kaluar. Gjithsesi, Xhixha do të jetë gati për derbi dhe ndaj Velecikut do të pushohej për ti bërë vend lojtarëve me pak minuta deri tani.