
Real Madrid dhe Milan kanë luajtur së bashku për trofeun "Santiago Bernabeu". Ndeshja ka përfunduar me rezultatin 3-1 për vendasit. Duket se largimi i Ronaldos nuk ka ndikuar edhe shumë në lojën e kampionëve të Europës, të cilët kaluan shumë shpejt në avantazh, por më pas Higuain ka barazuar shifrat.
Megjithatë më pas Bale dhe Mayoral i kanë çuar shifrat në 3-1, duke dhuruar një spektakël të vërtetë përpara publikur të tyre. Ashtu sikurse triumfuan për 3 sezone radhazi në Champions League, po e njëjta gjë ka ndodhur edhe me këtë trofe, që ishte i treti radhazi i fituar. Kujtojmë që ky trofe organizohet nga Real Madrid në nder të legjendës "Santiago Bernabeu".
Poll