Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

Mbrojtës i talentuar, një 17-vjeçar shqiptar në Serie B italiane

Shkruar nga NEWSPORT
Mbrojtës i talentuar, një 17-vjeçar shqiptar në Serie B
Renato Halili

Një tjetër lojtar shqiptar bëhet gati për hapin e madh në futbollin europian. Bëhet fjalë për qëndërmbrojtësin Renato Halili, 17-vjecar që pritet të bëjë debutimin me skuadrën e parë të Sudtirol në Serine B italiane.

Halili do të jetë i grumbulluar me skuadrën e parë të Sudtirol në mbrëmjen e sotme e cila do të luajë ndaj Pisës në ndeshjen e javës së 37-të të Serisë B ne Itali.

Me afrimin e Halilit në skuadrën e parë, edhe Shqipërisë U-19 i shtohet një element më shumë për këtë skuadër, teksa grumbullimi në një ndeshje të tillë është një sinjal pozitiv për të ardhmen e këtij lojtari.

Kujtojmë që tek Sudtirol luajnë edhe 2 shqiptarët e tjerë, Frederic Veseli dhe Silvio Merkaj.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga