Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Reagon Godelli: “Kam testuar pozitiv në përdorimin e një substance që nuk ka lidhje me sportin të cilin ushtroj”

Shkruar nga NEWSPORT
Reagon Godelli: “Kam testuar pozitiv në përdorimin e një

Pas lajmit që ka rezultuar pozitiv në testin doping, peshëngritësi shqiptar Daniel Godelli ka reaguar me anë të një statusi në llogarinë e tij personale në Facebook.

“Për ti paraprirë portaleve dhe televizoneve dhe për të qenë transparent dhe i sinqertë me ju, deklaroj që jam testuar pozitiv në përdorimin e një substance të ndaluar. Substancë e cila nuk ka lidhje me sportin të cilin unë ushtroj dhe për këtë arsye kërkoj analizimin e testit B, ku do të faktoj dhe do të paraqes çdo provë që unë zotëroj për të provuar pafajsinë time”, tha Godelli.

“Kjo pasi flitet për një garë ku unë isha i dëmtuar dhe rezultatet e mia ishin thjeshtë për pjesëmarrje dhe për të shënuar emrin për pikë olimpike dhe jo për të garuar 100%. Kërkoj nga ju mirëkuptimin dhe bashkarisht të presim për rezultatet që do të dalin nga testimi i analizës B. Faleminderit”, e mbylli statusin e tij peshëngritësi shqiptar.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga